Kërkesa për referendum të sistemit zgjedhor, KQZ ‘rrëzon’ shoqërinë civile

0
315

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën për zhvillimin e një referendumi për të ndryshuar sistemin zgjedhor dhe për listat e hapura. Kundër nismës së paraqitur në KQZ votuan Denar Biba, Edlira Jorgaqi, Bledar Skënderi.

Ndërsa pro saj, Rezarta Bitri dhe kryetari i KQZ, Klement Zguri.

Nisma u paraqit në KQZ nga një grup aktivistësh e qytetarësh. Përmes një kërkese zyrtare, bazuar në Kushtetutë, ata propozojnë që pyetja e referendumit të jetë:

“A je dakort që të ndryshohet sistemi zgjedhor për të barazuar fuqinë e votës dhe për t`iu krijuar më shumë mundësi të zgjidhni, me votën tuaj, përfaqësuesit në Kuvendin e Shqipërisë dhe në këshillat bashkiake?”

Sipas tyre, realizimi i këtij referendumi do të jetë një hap i madh përpara dhe ndryshim i thellë në menyrën se si është konceptuar dhe realizuar deri sot ushtrimi i sovranitetit dhe demokracia perfaqësuese në vendin tonë.

Firmëtarët e kësaj nisme janë: Kristaq Kume, Brizida Gjikondi, Silvana Bello, Lavdosh Ferruni, Andi Tepelena, Elvis Hoxha, Enis Sulstarova, Evrikli Kolovani, Kreshnik Merxhani, Kledia Abbas

Liridona Hoxha, Kiara Muka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here