‘Infektivi’ kthehet në karantinë me 76 shtretër për koronavirusin, autoritetet boshatisin spitalin, rruga ‘pastrohet’ me ujë dhe klor

0
261

Spitali Infektiv në Tiranë tashmë është në qendër të vëmendjes tashmë pasi është kthyer tërësisht në karantinë.

Raportohet se Spitali Infektiv është boshatisur nga pacientët e tjerë dhe do të jetë vetëm karantinë apo dhoma të posaçme për trajtimin e personave që janë me koronavirus në Shqipëri.

Policia madje vendosi edhe shiritin e perimetrit në kuadër të vendimit të qeverisë që shoqëruesit dhe familjarët e pacientëvë nuk duhet të qëndrojnë në ambientet spitalore vetëm nëse ka rekomandim nga Drejtoria Spitalore.

Për persona që vijnë për në sallën e konsultave tashmë po hapet një rrugë e re e improvizuar brenda oborrit të Spitalit Infektiv pasi sheshi po përdoret vetëm për hyrjen e personelit të autorizuar. Ndërkohë një automjet i Bashkisë së Tiranës ka spërkatur me ujë dhe me klor rrugën para Spitalit Infektiv për të bërë të mundur dezinfektimin e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here