Plasin polemikat për një video në televizionin francez, ku ironizohet mbi Italinë që po përballet fuqishëm me koronavirusin. “Është e turpshme. Nuk përtypet. Duam që të kërkohet falje”, -shkroi në “Twitter” ministrja e Agrikulturës Teresa Bellanova.
Ishte liderja e FDL-së, Giorgia Meloni që shpërndau imazhet mbi “picën Covid-19”. Indinjatë shprehu edhe ministri Luigi di Maio: “E papranueshme! Kemi njoftuar Ambasadën Italiane në Paris”.
Në skeç, një picabërës kollitet e pështyn ndërsa përgatit një picë, që shndërrohet në “picë korona”. Videoja satirike është pjesë e një sërë klipesh ku ironizohet edhe me masat e marra nga qeveria kundër epidemisë.









































