Google search engine
Home Lifestyle “T’i qëndrojë 200 metra larg gruas”, Kujtim Gjuzi reagon sërish për dhunimin...

“T’i qëndrojë 200 metra larg gruas”, Kujtim Gjuzi reagon sërish për dhunimin e bashkëshortes dhe djalit: Ja kush është personi që ka hyrë mes tyre!

0
343

Deputeti Kujtim Gjuzi ka reaguar sërish në lidhje me lajmin që qarkulloi dje se ai ka dhunuar bashkëshorten dhe djalin e tij.

Gjuzi ka mohuar kategorikisht lajmin duke shkruar se as nuk i ka dhunuar djalin dhe gruan ndërsa zbulon mes të tjerash se nga kush ndikohet kjo e fundit.

 “Kujtim Gjuzi deklaroj me përgjegjësi: S’kam dhunu kurre djalin e bashkeshorten qe ndikohet nga motra e kallxuar n’polici nga une”, shkruan Gjuzi në rrjetet sociale.

Ditën e djeshme u raportua se Gjykata e Tiranës ka urdhëruar deputetin dhe kryetarin e Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi që t’i qëndrojë 200 metra larg bashkëshortes dhe djalit të tij 16-vjeçar.

Ky vendim është marrë, pasi deputetit Gjuzi është denoncuar në policinë e Tiranës nga gruaja me inicialet M.K. dhe djali H.Gj, për dhunë në familje.

Pas një konflikti familjar, Kujtim Gjuzi thuhej se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij 16 vjeçar, të cilët e ka denoncuar në polici dhe më pas i janë drejtuar gjykatës së Tiranës, duke kërkuar një Urdhër-Mbrojtje.

Bashkëshortja dhe djali 16 vjeçar kanë kërkuar Urdhër-Mbrojtje në gjykatën e Tiranës, dhe gjyqtarja Kaçe Agolli, ka pranuar kërkesën e nënë e bir, duke i pajisur me urdhrin e mbrojtjes.

Gjyqtarja Agolli në vendimin e saj ka urdhëruar deputetin Kujtim Gjuzi të mos kryejë dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit H.Gj dhe të mos cënojë dhe ngacmojë gruan me inicialet M.K. dhe djalin e tij.

Po ashtu në vendim thuhet se deputetit Kujtim Gjuzi ndalohet të mos shkojë dhe hyjë dhe as mos qëndrojë në apartamentin në pronësi të gruas dhe djalit, në një distancë prej 200 metra.

Një tjetër pikë e vendimit është dhe një urdhëresë që i lëshohet komisariatit nr. 1 në Tiranë, të cilës sipas vendimit të gjykatës duhet të shoqërojnë deputetin Kujtim Gjuzi për të tërhequr sendet personale nga apartament në pronësi të gruas.

“T’i qëndrojë 200 metra larg gruas”, Kujtim Gjuzi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here