Google search engine
Home Bota Rritet frikshëm bilanci i epidemisë në Itali, 27 viktima vetëm në një...

Rritet frikshëm bilanci i epidemisë në Itali, 27 viktima vetëm në një ditë, u bëhet thirrje të moshuarve: Rrini në shtëpi

0
382

Rritet me shifra të frikshme bilanci i epidemisë në Itali. Të dhënat e fundit të njoftuara nga Emergjencat Civile flasin për 2263 të prekur, një rritje me 428 persona krahasuar me një ditë më parë.

Numri i viktimave ka shkuar në 79, 27 më shumë, vetëm në 24 orë. Të shëruarit janë 160, 11 më shumë se të hënën.

Autoritetet në Lombardi deklaruan se do të bëhen fushata informuese me fletëpalosje, për të këshilluar të rrinë në shtëpi sidomos njerëzit mbi 65 vjeç, për dy ose tre javët e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here