Italia është kthyer në vendin më të mohuar të momentit, prej përhapjes me shpejtësi të koronavirusit. Shumë shtetas nga dhe prej këtij vendi e kanë çuar virusin edhe në shtete të tjera. Duke parë situatën, janë shumë vende kanë marrë masa ndaj Italisë.
Rusia do të shtojë kontrollet shëndetësore dhe karantinën në aeroportet ku vijnë avionë nga Italia, Irani dhe Koreja e Jugut.
Ministria çeke e Transportit ka bllokuar fluturimet me rajonet italiane Veneto, Lombardi, Piemonte dhe Emilia Romagna, deri më 18 mars. Rastet më të prekur nga virusi në këtë vend kanë arritur në 5.
Qeveria indiane ua ndalon hyrjen në vend udhëtarëve nga Italia, Kina, Irani, Koreja e Jugut dhe Japonia, nga frika prej koronavirusit.
Kina ka parashikuar një periudhë karantine prej 14 ditësh për personat që mbërrijnë nga zonat problematike me koronavirusin, Koreja e Jugut, Japonia, Irani dhe Italia.
Olimpiada e Tokios mund të shtyhet për në fund të vitit për shkak të koronavirusit. Kjo është hipoteza e hedhur nga ministri japonez Seiko Hashimoto, cituar nga “Independent”. Sipas akordit mes Japonisë dhe CIO-s, Lojërat Olimpike duhet të zhvillohet brenda vitit 2020, pa e specifikuar periudhën e saktë.
Epidemia nga koronavirusi e ka çuar numrin e të prekurve në botë në rreth 91 mijë, ndërsa ai i viktimave në 3117. Të shëruarit janë 48.101.









































