Kryebashkiaku i Durrësit Zhyljen Varfaj ka dhënë dorëheqjen nga posti për shkak të gjendjes shëndetësore.
Varfaj ka marrë detyrën tre muaj më parë, pas dorëheqjes së kryebashkiakes Valbona Sako. Në atë kohë nënkryetar i Bashkisë, Zhyljen Varfaj u emërua kryetar pasi Valbona Sako dha dorëheqjen për shkak të një lapsusi mediatik, që në fakt i kushtoi shtrenjt.
Mësohet se pas largimit të Varfajt postin e kryetarit do ta marrë Emirjana Sako, Drejtoresha e Shërbimeve në Bashkinë e Durrësit.









































