Google search engine
Home Politike ‘Dekreti i Metës nuk do të respektohet’, Kristaq Kume bën reagimin surprizë...

‘Dekreti i Metës nuk do të respektohet’, Kristaq Kume bën reagimin surprizë pas protestës së presidentit: Ka vetëm një mënyrë për të dalë nga kriza

0
327

Ish kreu i KQZ, Kristaq Kume, ka reaguar pas protestës së Presidentit Meta dhe ka treguar se në cilat raste shpërndahet Parlamenti.

“Në rastin kur kryeministri kërkon mocion mosbesimi dhe nuk arrin të marrë shumicën e votave të deputetëve; në rastin kur Kuvendi nuk zgjedh dot kryeministrin dhe në rastin kur Kuvendi nuk zgjedh dot Presidentin. Në këto raste kalohet në zgjedhje të parakohshme. Në Kushtetutë nuk ka asnjë arsye tjetër për shpërndarje Parlamenti, por, për mendimin tim nuk është ky problemi. Problemi është situata politike, sociale dhe ekonomike, kriza politike, mungesa e qeverisjes sipas kërkesave demokratike të qeverisjes”, tha Kume për A2.

“Edhe nëse Presidenti dekreton shpërndarjen e Kuvendit, është Kuvendi ai që nuk do ta konsiderojë një gjë të tillë”, nënvizoi ai.

Sipas tij, “klasa politike duhet ta lexojë mirë situatën e djeshme dhe jo të merret se kush ka të drejtë apo jo”.

“Klasa politike ka detyrë të zgjidhë krizën politike dhe rruga për të dalë nga kjo krizë nuk është dekreti që nuk do të respektohet, por përfundimi i Reformës Zgjedhore dhe kalimi menjëherë në zgjedhje për Kuvendin”, u shpreh Kume.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here