Një “mur gjigand” dëbore vjen nga deti dhe pushton qytetin, dëshmitari që po e xhironte tregon fenomenin e pazakontë: Ishte e frikshme por edhe një event natyror i mahnitshëm

0
359

Duken si pamje të improvizuara deri të pabesueshme, por janë tërësisht realiste dhe jo pamje të vjedhura nga filma si “Lord of the Ring” ose “Game of Thrones”, por është një moment përjetuar personalisht nga një okulist turk, Sefa Yasar i cili po e xhironte në Hopa, një qytet turk jo larg kufirit me Gjeorgjinë.

Një stuhi e acartë, e ngarkuar me dëborë shfaqet në horizont, nga Deti i Zi, dhe nga video me teknikën e “time lapse”, që përshpejton aksionet, duket sikur ajo ka vendosur të pushtojë gjithë qytetin.

“Banoj këtu prej dy vitesh dhe realisht nuk kisha parë asgjë të përafërt me të. Ishte disi e frikshme por edhe një event natyror i mahnitshëm”, deklaroi Yasar, video e të cilit po bën xhiron e rrjeteve sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here