“Fenomeni i keq ka filluar”, Ngjela lëshon paralajmërimin drithërues: Krimi i organizuar i lidhur me kupolat qeveritare! (Kap detajin e koduar që na shpëtoi n

0
79

Avokat Spartak Ngjela nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka komentuar ardhjen e ambasadores amerikane Yuri Kim në Tiranë: Sipas Ngjelës ardhja e ambasadores është tepër shpresëdhënëse për shqiptarët dhe data e mbërritjes së saj në Tiranë nuk është rastësore.

Postimi i plotë:

Kudo u fol për Yuri Kim, ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara e sapoardhur në Tiranë.

Kishte lokale nëpër qytetet e Shqipërisë që, ndërsa jepej lajmi për paraqitjen e letrave kredenciale nga ambasadorja amerikane Kim, klientët

duartrokisnin. Kudo kështu.

Shqiptarët kanë besim te politika amerikane për ndihmën e saj antikorrupsion.

l.

Shqiptarët po presin të çlirohen nga pushtimi që i kanë bërë bailozët e korrupsionit. Ambasadorja amerikane, e sapoardhur, ua ushqeu realisht shpresat shqiptarëve me të gjitha veprimet e saj nepër takimet e ngutshme. Kudo po pritej ardhja e saj.

Shqiptarët e dinë që korrupsioni dhe vjedhja masive e tyre, i ka varfëruar dhe po e dëbon rininë nga Shqipëria.

Por, reforma në drejtësi dhe “lufta kundër korrupsionit dhe krimit”, ka qenë fjalia kryesore e zonjës Yuri Kim në Tiranë. Kjo aktualisht ka dhënë shpresë te re te shqiptarët. Kurse, angazhimi i saj kaq i shpejtë, flet për rikthimin e aksionit të ri të politikës antikorrupsion në Tiranë. A do ta vijojë me sukses rrugën e hapur nga Donald Lu ambasadorja Yuri Kim?

Shqiptarët mendojnë se, po, Yuri Kim do të vijojë të drejtojë procesin antikorrupsion që zhvilloi në Shqipëri, në tre vjet, ambasadori Donald Lu.

ll.

Mendoj që, ndërhyrja më esenciale e Yuri Kim-it në këtë kohë historike për Shqipërinë, ishte koincidenca e ardhjes së saj me datën e ndihmës amerikane të vitit 1920, kundër Traktatit famëkeq të Londrës për zhdukjen e shtetit shqiptar.

Kjo, nuk mund të quhet thjesht një shprehje nostalgjike e saj, për të përmendur historinë. Ajo datë, në vetvete, është njëherësh edhe esenca e kësaj kohe, sepse sërish shqiptarët po kërkojnë shpëtim, por këtë herë nga pushtuesit krerë të korruptuar që sundojnë shqiptarët dhe Shqipërinë.

lll.

Në vitin e rrezikshëm antishqiptar 1920, ishin bashkë:

Fuqitë e Mëdha të Evropës;

Tradhëtia e Esat Toptanit për copëtimin maksimal të Shqipërisë;

Lufta heroike e Vlorës;

Vrasja e Esatit nga Avni Rustemi;

Kongresi i Lushnjës; dhe – autoriteti absolut i presidentit amerikan Ëillson në Konferencën e Paqes në Paris, që, me brilancën e forcës së tij, shpëtoi shtetin shqiptar nga eliminimi që do ta fshinte si shtet të mëvetësishëm në hartën e Europës.

Fuqitë e Mëdha e kishin vendosur në Londër zhdukjen e Shqipërisë, por, paralelisht, çështja ishte vendosur edhe në Uashington, për të ushtruar veton amerikane në Konferencë kundër këtij akti barbar.

Ky ishte shpëtimi i parë i Shqipërisë. I dyti, i së njëjtës rëndësie, ishte edhe kontributi vendimtar i Amerikës për çlirimin e Kosovës në vitin 1999. Kështu u shpreh edhe ambasadorja.

Ky shpëtimi i ri i shqiptarëve, për të cilin iu zotua këto ditë shqiptarëve Yuri Kim, është i të njëjtës rëndësi: çlirimin e shqiptarëve nga zgjedha asgjësuese e korrupsionit të lartë shtetëror.

Shqipëria i ka humbur luftrat për historinë e saj, sepse ka pasur kundër pushtimin shekullor Osman, Fuqitë e Mëdha të

Evropës, dhe shitjen e interesit kombëtar nga krerët e Shqipërisë, të cilët i kanë sunduar shqiptarët me anë të korrupsionit.

lV.

Ku jemi sot?

Sot ndodhemi në një drobitje të brendshme shoqërore, e cila, po të vijojë, për Shqipërinë, do të krijojë fillimin e të keqes së madhe të Shekullit XXI.

Prandaj duhet frenimi i shpejtë, me anë të forcës së politikës amerikane.

Duhet të kemi parasysh se, fillimi, si nisma e një fenomeni të keq për një shoqëri, mban me vete edhe fundin shkatërrimtar të saj, nëse ajo shoqëri nuk e bllokon dot atë fenomen që në fillim.

Kjo është gjendja jonë.

Fenomeni i keq ka filluar. Reforma e nisur me ndihmën e Uashingtonit, Berlinit dhe Brukselit duhet ta frenojë atë, madje, sa më shpejt që të jetë e mundur.

V.

Forca tani është SPAK-u. Politika amerikane duhet t’ua japë shqiptarëve mundësinë historike të eliminimit të klikës së lartë korruptive, dhe fillimin e procesit real të zhvillimit ekonomik në Shqipëri: prodhimi industrial i mallrave; reforma e cilësisë së lartë në arsim; krijimi real i ushtrisë shqiptare; ristrukturimi real institucional modern i shtetit shqiptar; shkatërrimi përfundimtar i krimit të organizuar, të lidhur me kupolat qeveritare që kanë ardhur, kanë ikur, e kanë ardhur sërish në pushtet.

Kjo është skema reale e zhvillimit modern të Shqipërisë, zhvillim ky, i cili merr me vete si histori edhe krijimin e shpirtit të lirë shqiptar në Kosovë dhe në të tetë milionët e shqiptarëve që jetojnë në Ballkanin Perëndimor.

Leave a Reply