Zbardhet vendimi i plotë i gjyqtares që ‘trazoi’ politikën shqiptare / Ja pse u lirua Endrit Dokle

0
305

Gjykata e Krujës ka publikuar vendimin e plotë të lirimit të Endrit Dokles, i cili u lirua me kusht nga Gjykatarja Enkeleida Hoxha.

Në vendimin e arsyetuar Hoxha shprehet se liroi Doklen, pasi kishte kryer pjesën më të madhe të vendimit.

Sipas verdiktit të gjyqtares Enkeleda Hoxha,, pranimi i lirimit me kusht të Dokles është bazuar në raportin vlerësues të Drejtorisë së Burgut Fushë-Krujë, për sjelljen e tij në qeli, si edhe në raportin e Zyrës së Shërbimit të Provës Krujë.

“I dënuari, për sa i përket qëndrimit ndaj veprës penale dhe viktimës, është i penduar. I dënuari nuk ka konsumuar më parë vepër tjetër penale. Gjendja fizike dhe psikologjike e të dënuarit është jo e mirë. Sjellja e tij në institucionin tonë e bazuar nga kontaktet dhe dosja e tij personale është shumë e mirë”, – lexohet në raportin e Drejtorisë së Burgut Fushë-Krujë.

Nxjerrja nga qelia e të dënuarit me burgim të përjetshëm i është rekomanduar gjykatës edhe nga Zyra e Shërbimit të Provës.

“Koha e kaluar i mbyllur dhe larg familjes, e ka bërë të reflektojë shumë se pasojat e ardhura nga veprat penale në jetën e tij janë shumë të rënda dhe kurrsesi nuk e percepton ripërjetimin e një situate të tillë. Ai reflekton brejtje të ndërgjegjes për të gjitha pasojat e sjella në familje dhe jashtë saj. I dënuari ka shfaqur pendim të thellë për veprën penale, për të cilën është dënuar”, lexohet në raportin e Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Krujë.

Përveç faktit se dënimi i vuajtur kishte arritur ta edukonte Doklen, gjyqtarja Hoxha ka marrë për bazë edhe problemet depresive të të dënuarit, babain e tij të sëmurë, kontratën e punësimit të tij në një pike ndërtimi, si edhe disa vendime të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, për të vlerësuar se kërkesa e tij për liri ishte e bazuar në ligj dhe në prova.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here