‘Trondit’ Sali Berisha, ngre dyshimet e forta për eliminimin e Azem Hajdarit dhe flet me emra: Nuk e vrau Fatos Nano!

0
267

Ish-kryeministri Sali Berisha ka tërhequr akuzat ndaj Fatos Nanos për vrasjen e deputetit të PD-së, Azem Hajdarin. Teksa shprehte nostalgji për kohën kur përballë kishte Fatos Nanon, gazetarët në studion e “Opinion” i kanë kujtuar që dikur e kishte akuzuar për vrasjen e ortakut të tij më të ngushtë.

Pyetje: Ju e keni akuzuar si porositësin e vrasjes së Azem Hajdarit? Si flisni kështu për Fatos Nanon?

Sali Berisha: E kam akuzuar në fillim. Sot nuk mund ta them se ai ishte. Kur them 100% për Fatos Klosin dhe Skënder Gjinushin, nuk them dot për Fatos Nanon. Akuza të kota nuk mund të bëj. Atëkohë e bëra se Nano ishte kryeministër dhe atë e vranë njerëz me uniformë. Nuk e heq akuzën ndaj Fatos Klosit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here