PS rrëzoi sot dekretin e presidentit, Komisioni i Venecias zbulon datën kur do ti shqyrtojë dy ligjet e shumë diskutuara të paketës “Anti-shpifje”

0
248

Dy ligjet e paketës së shumë diskutuar anti-shpifje do të shqyrtohen në mars nga Komisioni i Venecias.

Komisioni i Venecias e ka publikuar këtë gjë në faqen e tij zyrtare.Paketa “Anti-Shpifje” e propozuar nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama ka ngjallur jo pak reagime dhe përplasje të forta në Shqipëri, pasi është kundërshtuar nga opozita, analistët, gazetarët e shoqëria civile, pasi shihet si cenim i fjalës së lirë dhe kontroll të qeverisë ndaj mediave.

Presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ligjet për mediat elektronike, duke argumentuar se ishin në shkelje me Kushtetutën.Por ditën e sotme, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese rrëzoi dekretin e Presidentit, duke i hapur rrugë votimit sërish në Kuvend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here