Kryebashkiaku i Bulqizës tha se nuk ishte personi në video që konsumonte kokainë, Artan Hoxha nxjerr detajet që e fundosin: Kur u filmua dhe kush ishte i pranishëm

0
256

Gjatë publikimit të videos së kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, gazetari investigativ Artan Hoxha, nuk vuri aspak në dyshim, identitetin e kryebashkiakut që shihet në video ndërsa merr lëndë narkotike (kokainë).

Hoxha sqaroi se videoja është edhe më e gjatë, në regjistrimin e të cilës kryebashkiaku shihet në aktivitetin e tij, ku është filmuar edhe me pamje më të qarta, të cilat nuk lënë asnjë dyshim, se bëhet fjalë për Lefter Allën kryebashkiakun e Bulqizës.

Më tej Hoxha sqaroi gjithashtu se kryebashkiaku ka marrë kokainë në kohën kur është zgjedhur Kryebashkiak, dhe ka bërë edhe betimin si i tillë, dmth pas datës 30 qershor 2019.

|Kamerat e sigurisë të ambientit në fjalë nuk kanë punuar aq sa kemi filmuar dhe po publikojmë ne. Aty është filmuar me orë të tëra, është filmuar se kush ka qenë aty, periudha, data, ora, sekonda dhe pamje të tjera, ku gjërat duken më qartë dhe pa dyshime. Kjo kamera është filmuar pas datës 30 qershor, dmth pasi ai ka marrë mandatin e kryebashkiakut të Bulqizës. Nuk vihet fare në dyshim identiteti i tij, për më tepër kjo video është pasi ka marrë mandatin dhe ka bërë betimin. Ky njeri ka përgjegjësi, sepse në radhë të parë është një njeri i zgjedhur për ti shërbyer qytetarëve të tij, dhe ndërsa shihet duke marrë lëndë narkotike, ai nuk e kryen dot më këtë funksion të cilët i kanë besuar qytetarët.”

Por çfarë deklaroi sot Lefter Alla?

“Nuk jam unë personi që shikoni në video duke pirë kokainë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here