Vladimit Gjuta, që akuzohet si autori i vendosjes së tritolit tek farmacia e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, është arrestuar sërish nga Policia.
Sipas informacioneve Gjuta këtë herë ka rënë në prangat e policisë për dhunë, pasi akuzohet se ka qëlluar kushuririn e tij disa herë me çekiç, duke e lënë të plagosur.
Sipas informacioneve dhuna ka qenë e rëndë, pasi viktimës i janë thyer disa dhëmbë dhe ka dëmtuar një sy. I dhunuari ka shkuar në Policinë e Tiranë, ku dhe ka bërë denoncimit e më pas Policia ka arrestuar Vladimir Gjutën.
Më tej burimet bëjnë me dije se Vladimiri ka shkuar tek shtëpia e kushuririt të tij në Tiranë dhe e ka dhunuar, për shkaqe që ende nuk bëhen me dije.