“Marrëveshja për Reformën Zgjedhore ishte një shfajësim”, Ilir Meta paralajmëron një ‘TRYEZË TJETËR’/ Çfarë po kurdis presidenti?

0
262

Presidenti Ilir Meta ka folur për marrëveshjen e reformës zgjedhore, të cilën e shikon më shumë si një shfajësim të palëve. Meta është shprehur i gatshëm për një tryezë tjetër, në të cilën do të ketë më shumë përgjegjshmëri.

“Jemi më shumë në një marrëveshje shfajësimi të palëve sesa në një tryezë kur palët kanë marrë përgjegjësinë. Ky është një hap i vogël pozitiv sepse miratimi i kësaj reforme ishte një nga kërkesat e para të Bundestagut, duke shpresuar që të mos ketë ndonjë surprizë rrugës”.

“Kërkohet një tryezë tjetër më e përgjegjshme, pasi reforma nuk zgjidh ndonjë gjë të jashtëzakonshme, por është mjaft vonë, pasi dëmet janë bërë”, shprehet Meta ndër të tjera për Abc News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here