Kryebashkiaku i Tropojës çon në Prokurori paraardhësin e tij dhe 7 punonjës, mësohet çfarë qëndron pas kësaj lëvizje

0
274

Mësohet se kryebashkiaku i Tropojës Rexhë Byberi ka depozituar një padi ndaj paraardhësit të tij për shpërdorim të fondeve publike.

Burime për Faxëeb.al bëjnë me dije se pranë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tropojë janë depozituar dy kallëzime në ngarkim te ish-Kryetarit të Bashkisë Tropojë Besnik Dushaj dhe ish bashkëpunëtoreve te ngushtë të tij në administratën e mëparshme për shpërdorime në shifra të mëdha të fondeve publike.

Bëhet fjalë për 612.000.000 lekë të vjetra tendera që sipas arsyetimit janë zhvilluar në shkelje të plotë të ligjit të prokurimeve. Dushaj dhe 7 bashkëpunëtorë të tij do të përballen me 3 akuza të rënda si “Shpërdorim detyre”,”shkelje e barazisë në tendera”dhe “shkatërrim i pronës publike”.

Sipas burimeve nga vetë Prokuroria Tropojë dosje të tilla pritet ti kalojnë pas një shqyrtimi paraprak Prokurorisë Speciale Anti-Korrupsion (SPAK).

Dushaj ka qenë për 16 vite kryetar i Komunës Dushaj Tropojë dhe 2 herë deputet i PD-së. Nga viti 2015 deri më 30 qershor 2019 ai ka drejtuar Bashkinë Tropojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here