Kontraktorët e Pentagonit shfaqin fluturimin e parë të dronit të ri raketor

0
346

Së shpejti pjesë e strategjisë luftuese të SHBA do të jenë tufa dronësh pa pilot që vërshojnë mes sistemeve mbrojhëse të armikut teksa pamjet e një droni tëillë janë shfaqur nga kontraktorët e ministrisë amerikane të mbrojtjes.

Një video e publikuar në YouTube nga kompania teknologjike Dynetics, tregon dronin që duket si një raketë e zakonshme tokë-ajër e lëshuar nga avini ushtarak i transportit C-130 Hercules.

Droni i quajtur X-61A më pas hap krahë të vogla dhe ndez motorin raketor duke u nisur në fluturimin autonom e duke bërë manovra të thjeshta gjatë fluturimit testues të kryer në nëntor 2019.

X-61A është pjesë e programit Gremlins të Pentagon me të cilat ushtria e SHBA do të pajiset me një numër të madh dronësh me kosto relativisht të vogla, me aftësi koordinimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here