Google search engine
Home Lifestyle Shëndet Konsumoni çdo mëngjes një gotë lëng nga ky frut dhe thuajini lamtumirë...

Konsumoni çdo mëngjes një gotë lëng nga ky frut dhe thuajini lamtumirë kolesterolit të keq dhe sëmundjeve kardiovaskulare

0
348

E kishit menduar ndonjëherë se mund të pihej edhe ujë nga rrushi i thatë ose më saktësisht lëng rrushi të thatë. Rrushi i thatë është një nga zbulimet më të rëndësishme ushqimore. Vitaminat, fibrat, mineralet janë të bollshme tek frutat e thata.

Sigurisht që bëhet fjalë për lëngun që përftojmë nëse ziejmë rrush të thatë dhe presim që lëngu të ftohet duke e konsumuar më pas si ujë apo si çdo lëng tjetër i zakonshëm.

Më poshtë mund të lexoni se çfarë përfitimesh shëndetësore ka lëngu i rrushit të thatë se çfarë ndodh me organet dhe sistemin tuaj tretës nëse e konsumoni pas zgjimit:

1. Mëlçia juaj dhe zorrët do ‘boshatisen’ plotësisht nga toksinat

Uji i rrushit të thatë është përdorur për pastrimin e mëlçisë dhe zorrëve për një kohë të gjatë. Në këtë frut të thatë gjendet një sasi e madhe e antioksidantëve dhe fibrave të dietave. Antioksidantët ndihmojnë mëlçinë të kryejë plotësisht funksionin e saj detoksifikues, ndërsa fibrat shtojnë numrin e lëvizjeve të zorrëve, duke ndihmuar në pastrimin e tyre.

2. Do keni edhe më shumë energji në organizëm  

Shkencëtarët dhe ekspertët e sportit besojnë se uji i rrushit të thatë mund të jetë një zëvendësues i mirë i çdo pije energjike. Uji i rrushit të thatë mund t’ju japë energji në mëngjes, ose mund ta konsumoni kur keni stërvitje të fuqishme.

3. Niveli juaj i kolesterolit do të ulet dhe presioni i gjakut do të stabilizohet

Studimet kanë treguar se rrushi i thatë është shumë i pasur me fibra, kalium, antioksidantë në krahasim me ushqime të tjera të zakonshme. Konsumimi i lëngut të rrushit të thatë ul nivelin e kolesterolit të oksiduar dhe redukton ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here