Siç edhe ishte parashikuar, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur sot me shpërthim të kontrolluar një pallat 6-katësh në zonën e Astirit, në Tiranë, për t’i hapur kështu rrugë projektit të Unazës së Madhe.
Në ndërtesë u hapën 250 vrima dhe u përdorën plot 10 kilogramë lëndë plasëse.