Lëkundje e fortë tërmeti në afërsi të kufirit Iran-Irak

0
269

Një tjetër tërmet i fortë ka goditur Iranin ditën e sotme.

Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.7 sipas shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ka qenë 43 km pranë qytetit iranian, Sarpol Zahab, në afërsi të kufirit mes Iranit dhe Irakut.

Nga të dhënat paraprake, nuk ka raportime për dëme materiale, apo në njerëz.

Lëkundjet janë regjistruar rreth orës 11:52 dhe kanë zgjatur disa sekonda.

Kujtojmë këtu se ditën e djeshme në Iran u regjistrua një tjetër tërmet me magnitudë 4.9 në rajonin e Borazjanit, pak kilometra larg termocentralit bërthamor të Busher.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here