Kaloi pa probleme vetingun në polici, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit mblidhet të hënën për të dhënë vendimin për drejtorin e Kufirit

0
261

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit do të mblidhet sërish të hënën më 13 janar, për rikonfirmuar në detyrë drejtorin e Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj.

Merkaj doli këtë të enjte përpara Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit ku u njoh me rezultatet e hetimit të bërë për të që prej muajit qershor 2019 bazuar në 3 komponentët e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Trupa e vlerësimit e përbërë nga Sonila Kadarej, Luljeta Qoku dhe Ledian Rusta konstatuan dhe deklaruan se nga hetimi administrativ i drejtorit të departamentit të Kufirit dhe Migracionit Eduart Merkaj rezulton pa problem në të tre komponentët e vlerësimit, duke lënë të kuptohet se ai do të rikonfirmohet në detyrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here