Pas vrasjes së biznesmenit të njohur, Kastriot Reçi, i cili u raportua në media se është edhe pronari i Media Plus-Tv, që tronditi opinionin publik, ka reaguar edhe Autoriteti i Mediave Audiovizive.
Në një njoftim zyrtar, AMA thotë se viktima nuk është pronar i asnjë televizioni, por ka qenë ortak në televizionin M+. Sipas AMA-s, edhe këtij televizioni i është hequr licensa në vitin 2018.
NJOFTIMI I PLOTE:
AMA në përgjigje të interesit publik, sqaron se shtetasi Kastriot Reçi nuk rezulton të jetë pronar i asnjë televizioni apo subjekti tjetër. Kastriot Reçi ka qenë ortak i televizionit “M+”, të cilit i është hequr licenca me vendim Bordi të AMA-s në vitin 2018.