U ekzekutua me armë zjarri para lokalit të tij, kush është pronari i televizionit të njohur dhe mesazhi i tij i fundit në rrjetet sociale: Qëndroni larg mashtruesve! (Si i vranë edhe vëllain 2 vite më parë)

0
252

Pronari i një televizioni lokal në Lezhë është vrarë sot në Lezhë para lokalit të tij.

Mësohet se ka mbetur i vrarë Kastriot Reçi, pronar i ‘Media Plus’ Tv.

Reçi, nuk është një personazh i panjohur për policinë dhe opinionin publik.

Në vitin 2016, policia zhvilloi një operacion të koduar “Befasia” ku zbuloi në Mirditë një magazinë droge dhe arrestoi 22 persona, teksa nisi procedim për 9 gra të punësuara për përpunimin e kanabisit.

Asokohe në media u shkrua se pronar i kësaj magazine ishte pikërisht biznesmeni, Kastriot Reçi, banues në Rrëshen, Mirditë, mbetur i vrarë sot për shkaqe ende të pazbardhura zyrtarisht.

Kastriot Reçi i cili mbeti i vrarë ditën e sotme në Rrëshen, dy vite më parë kishte humbur edhe vëllain e tij. Gasper Reçi u vra në Romë të Italisë.

Ndërkohë në një postim të fundit në Facebook më 1 janar, Kastrit Reçi ka ndarë edhe një urim për vitin e ri, ku jep edhe një mesazh “Qëndroni sa më larg njerëzve të keqinj, mashtrues dhe të pabesë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here