Pas tërmetit të 26 Nëntorit, në prokurorinë e Krujës vazhdojnë hetimet në lidhje me pallatet e shembura në Thumanë për disa shkolla, si dhe ndërtime të tjera. Burime bëjnë me dije se pritet që shumë shpejt të ketë edhe arrestime.
Vetë kryeprokurori i Krujës jashtë kamerave thotë se me finalizimin e hetimeve do të bëhen publike dhe emrat e personave që do të vendosen përpara drejtësisë.
Si pasojë e dy pallate u shembën në Thumanë, ku u humbën jetën më shumë se 20 persona.
Po ashtu edhe në Prokurorinë e Durrësit janë duke u kryer hetime mbi cilësinë e punimeve të ndërtimeve që u shembën në 26 Nëntor, duke shkaktuar humbjen e jetëve njerëzore.