Një shtetase amerikane ka kaluar nëpërmjet një situate aspak të mirë përgjatë mesit të muajit dhjetor. Gjithçka ka nisur me përpjekjen e saj për të ndërruar bravën e derës së shtëpisë derisa përfundoi në komisariat, pas eksperiencës jo të qetë në një prej hoteleve të kryeqytetit.
Ledi B., u drejtua më 11 dhjetor në një prej hoteleve më luksoze të Tiranës, ku kishte vendosur të kalonte natën pasi nuk ndihej e sigurt në banesën e saj. Gruaja kërkonte të ndryshonte bravën e derës së shtëpisë, por për shkak se nuk ia kishte arritur dot atë ditë, vendosi të qëndrojë në hotel deri sa të zgjidhej situata në banesën e saj.
Me të hyrë në dhomën e hotelit, Ledi B., provoi të relaksohej duke u shtrirë në krevat dhe duke parë televizor. Por gruaja amerikane sërish nuk arriti të gjente qetësi. Sipas saj, çarçafët kishin njolla të zbehta, çka i shkaktuan kruarje dhe alergji në disa pjesë të trupit.
Recepsionistja e drejtoi për në një tjetër dhomë, por sërish u refuzua nga Ledi B., e cila vuri re se dhoma lidhej me një derë të brendshme me një tjetër dhomë. Për të, kjo paraqiste pasiguri.
Edhe në dhomën e tretë të hotelit që iu dha shtetases amerikane sërish doli problemi i pasigurisë.
Për stafin e hotelit zgjidhja e vetme ishte konktakti me shefin e sigurisë, por as me të gruaja nuk ka gjetur do qetësinë.E gjendur në këtë situatë paqartësie, gruaja ka telefonuar policinë në numrin 129, si dhe ka vënë në dijeni edhe Ambasadën Amerikane.
Ende nuk është sqaruar se çfarë apo kush i ka shkaktuar frikën dhe pasigurinë shtetases amerikane, por tashmë materialet i kanë kaluar Prokurorisë për t’i vlerësuar./tch