Guxim Gjyriqi i vrarë mesnatën e kaluar para biznesit të tij. Ai u ekzekutua fill pasi mbylli lokalin i cili ndodhet afër karburantit të tij në Bajram Curri në lagjen ‘Partizani’. Ndërkohë qyteti është blinduar nga policët dhe FNSH për të gjetur autorin e krimit, shkaqet e të cilit janë ende të paqarta.
Gjuriqi ishte babai i tre fëmijëve dhe nuk njihej si person problematik në zonë. Policia ka marrë në pyetje disa persona që mund të kenë dijeni dhe informacione të vlefshme, përfshirë edhe familjarë. Ndërkohë që janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë së biznesit dhe objekteve që ndodhen pranë vendit të ngjarjes.