Jonida Maliqi ka qenë këto ditë në qendër të vëmendjes për jetën private. Këngëtarja së fundmi u përfol se është ndarë nga Romeo dhe shkak u bë deklarata e saj në emisionin “Rreze dielli”, ku u shpreh ndër të tjera: “…unë jam një femër beqare, kur dua, dua fort dhe nuk kam turp ta shfaq atë, jam një femër që kam moral”.
Duke qenë se me këtë deklaratë Jonida e pranoi tërthorazi ndarjen, ajo është pyetur mbrëmjen e djeshme në “Shiko kush luan” nëse është në një lidhje me ‘atë’ apo jo.
“Me kë atë? Jam single! Po, jam single”, u shpreh Jonida duke konfirmuar kështu ndarjen.