Detaje të reja dalin në dritë nga shpërthimi që ndodhi sot në Bashkinë e Lushnjës, ku u plagos kryebashkiaku Fatos Tushe. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 08:00 në momentin që Tushe ka hyrë në zyrë. Mësohet se nga shpërthimi është plagosur edhe sekretarja e kryetarit, Erisa Qalliu.
Raportohet se pak pasi kryetari i Bashkisë ishte futur në zyrë, aty ka hyrë dhe ish-shoferi i tij Gëzim Saraçi dhe ka lëshuar brenda një mjet shpërthyes..Ish-shoferi i Kryetarit të Bashkisë, Gëzim Saraçi e ka pritur Fatos Tushen te shkallët e bashkisië, ndërsa më pas kanë shkuar në zyrë dhe kanë debatuar ashpër me njëri-tjetri. Në debat e sipër, ish-shoferi raportohet se ka nxjerrë nga xhepi i xhupit një lëndë plasëse, e cila më pas ka shpërthyer duke lënë të plagosur Tushën, por edhe sekretaren e tij.
Burime policore thanë për Kuçin se Saraçi është shpallur në kërkim. Nuk dihet se cili ka qenë mekanizmi i shpërthimit, por nga të dhënat paraprakë mësohet se shpërthimi ka ndodhur në zyrë. Ndërkohë, policia ka ngritur postblloqe në të gjithë hyrjet dhe daljet e qytetit. Raportohet se drejt Lushnjës është nisur me urgjencë dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj.