Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim kërkesën e presidentit Meta për pezullimin e projektit për Teatrin Kombëtar.
Sipas një njoftimi të bërë nga ana e Gjykatës Kushtetuese, shqyrtimi i kësaj kërkese do të bëhet në një mbledhje me dyer të mbyllura.
Kushtetuesja pritet që të japë një koment për kërkesën e presidentit brenda datës 22 Janar të 2020-tës.
Gjykata Kushtetuese ka vënë në dijeni për këtë seancë Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Kulturës, Kuvendin, Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Financave.