Për gazetarin Hermes Niklaj, i njohur me pseudonimin Zogu, ditët e fundit janë publikuar disa përgjime telefonike, ku përveçse i implikuar në skemën e prostitucionit, shfaqet i përfshirë edhe në skemën e shit-blerjes së votave.
Në përgjimet e tij me moderatoren Dajana Shabani, flitet edhe për blerjen e votës më 30 qershor. Shabani ka reaguar në rrjetet sociale, duke thënë se historia e blerjes së votës së Zogut të Tiranës për 20 mijë lekë ka qenë një batutë në emision. Sipas saj, gazetarët do përballen me avokatin e saj.
Por gazetari që publikoi dosjen, Elton Qyno, thotë se ka të dhëna akoma më kompromentuese.
Postimi i plotë i Qynos:
Me këtë avokatin me trembi shumë kjo gazetarja. Kjo duhet të japë sqarime se kush ia kërkonte me doemos mbledhjen e votave, të cilat kjo duhet t’i raportonte në një shtab elektoral. Kjo betohej në përgjim edhe për gocën e saj, se personat që votonin verifikoheshin nëse kishin votuar apo jo. Kjo e donte me çdo kusht votën e Zogut, madje dhe të grupit të gatshëm që mbante Zogu me vete.
Por Zogu atë ditë të 30 qershorit nuk kishte nge të merrej me grupin e gatshëm, se nëse do merrej, do kërkonte përqindjen e tij tek Dajana për çdo votë që do hidhnin në kuti grupi i gatshëm. Kjo “gazetarja” thotë se biseda ka qenë batutë e pastër, që e kanë bërë live në emisionin e tyre të mëngjesit, ndërkohë në dosjen që unë kam, më rezulton se biseda mes dy bandillëve është zhvilluar në 30 qershor 2019 në orën 16:46 të pasdites.
Emisioni i këtyre transmetohej pa dhjerë qentë në OraNeës, në pikë të sabahut. Plus OraNeës atë ditë zgjedhjesh ka qenë gjithë ditën dhe natën me transmetim live dhe nuk ka pasur programacion për shkak të mbulimit të zgjedhjeve në kohë reale.
Tani miq bëjeni vetë analizën e deklaratës së kësaj. Goce, nuk ka prokurori se duhet të ishe tjetër vend tani për të dhënë shpjegime. Bëje vitin e ri e qetë, dhe mos fol për avokatë se nuk tremb njeri. Dosja ka shumë biseda, që nëse publikohen, s’të bën derman avokati nga portalet…
Gëzuar Vitin e Ri 2020.
Sa për info, në dosjen që kam, nuk je vetëm ti gazetare, janë dhe dy të tjera. Ato ende nuk kanë folur.