I dënuar nga gjykata italiane me 15 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, kush është 51-vjeçari i arrestuar sot në Fier (EMRI)

0
285

Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni. Burime zyrtare pohuan se Mario Mamani, banues në Fier u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Të njëjtat burime thanë se Gjykata e Xhenovas/Itali e ka dënuar 51-vjeçarin me 15 vite burgim për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik rarkotikësh” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here