Mori Lulzim Bashën dhe Arben Ristanin si të pandehur, ndodh lëvizja e papritur ndaj zv.drejtuesit të prokurorisë së Tiranës (EMRI)

0
384

Është shkarkuar nga detyra e zv/shefit të drejtuesit të prokurorisë së Tiranës, Ervin Karanxha. Ai është lënë në funksionin e prokurorit të thjeshtë.

Kujtojmë që Karanxha ka qenë prokurori që firmosi për marrjen të pandehur të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe dy funksionarëve të tjerë të PD Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.

Kjo nuk është hera e parë që Karanxha ka firmosur marjen të pandehur të Bashës, pasi  më herët ai, ka firmosur dhe vënë nën akuzë të Bashës edhe për çështjen e skandalit të rrugës Durrës-Kukës, ku basha akuzohej në atë periudhë për veprën penale të ‘Pabarazisë së tenderave’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here