Shoqëria e Ujësjellës – Kanalizimeve në Tiranë ka marrë një vendim të rëndësishëm për familjet, banesat e të cilëve u dëmtuan si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit. Për rreth 2200 familje është marrë vendimi për pezullimin e kontratës si dhe u është falur fatura e ujit së bashku me taksat për muajin nëntor.
Ky vendimi sipas UKT erdhi pas bashkëpunimit me njësitë administrative ku në përfundim të vlerësimeve të grupeve të ekspertëve u konstatuan se banesat e këtyre familjeve janë të pabanueshme. Ky vendim do të përfshijë edhe familje të tjera nëse banesa e tyre shpallen të pabanueshme pas verifikimeve përkatëse nga grupet e inxhinierëve të ndërtimit.