Tërmeti i 1979/ “Mehmet Shehu ishte i prerë, s’kishte njeri ta kundërshtonte”, Muho Asllani: Ja si vepruam në atë tragjedi

0
376

Ish-sekretari i parë i Komitetit të Partisë së Shkodrës Muho Asllani i ftuar në studion e emisionit “Kjo javë” në “News 24” tregoi sesi u punua për të ndërtuar sërish Shkodrën, e cila u godit nga një tërmet i fuqishëm në vitin 1979.

Asllani tregon se cilat figura të rëndësishme politike të kohës mbërritën në Shkodër në atë kohë dhe rolin e direktivat e Enver Hoxhës në këtë tragjedi.

“Të plagosurit u morën nga ushtria. Lindte problemi ku ti marrim arkivolat. Deri te arkivolat kanë marrë. Shkodra për të hyrë dhe dalë ka 5 vende. Iu kam thënë që nëpër këto vende të qëndrojnë makinat, të rrinë automjetet, që të ndihmojnë të plagosurit, të ndihmojnë. Kishte edhe shofer që nuk dëgjonin., Kishte debate patjetër edhe në PPSh. U krijua edhe Shtabi Qendror për Likuidim Pasojat e Tërmetit. Enver Hoxha tha se për çdo problem që del në Shkodër do flasësh me Hysni Kapon dhe shokun Adil. Lenka Çuko tha planin e keni marrë tha e keni aty, tha Lushnja ka ndihmuar me tulla. Mora Adil Çarcanin dhe më vonë Mehmet Shehun, vështirë të flisje. Mehmeti ishte i prerë, kush e kundërshtonte Mehmetin”, tha Asllani.

Muho Asllani theksoi se familjet u ndihmuan një më një, ndërsa tha s shumica e banorëve u kthyen prapë në fshat, pasi ata jetonin me bujqësi e blegtori.

“Çdo familje iu dha çadër. Ushtarët shkonin dhe iu jepnin familjeve çadra. Shumica u kthye prapë në fshat, sepse kishin orenditë e shtëpisë, kishin çdo gjë. Më vinte keq për ca plaka që qanin, se thoshin e kanë pasurinë. Fëmijët e vegjël e plakat e pleqtë qëndruan në qytet. Por të tjerët u kthyen, sepse kishin tokën, me ata jetonin. Blegtoria sidomos ishte e rëndësishme, sepse kishte lopët, derrat etj. Kishte tmerr, por njerëzit më vonë e morën veten. Disa ndihma i ndihmoi rezerva e shtetit. Enver Hoxha tha se ne e përballojmë me Rezervën e Shteti, por tha se edhe komshinjtë mund të ndihmohen. U ngritën ca shokët e mi, që thanë se ne e përballojmë vetë situatën se do na thonë morën ndihmë jo Italia, e jo Franca. Por Enveri nuk ishte kundër ndihmës, por përfundimisht nuk morëm ndihmë. Nuk ishte në atë kohë si sot, atëherë regjistrohej, se për 20 mijë lekë haje burgun. U paguan më shumë punëtorët, më tepër nga se paguheshin zakonisht dhe ata e mbaruan për 2 muaj punën. Pirro Kondi ishte në Tiranë zyrtari më i lartë dhe ishte njeri i mirë”, u shpreh Asllani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here