“Në sytë e shumë njerëzve kam marrë rolin e njeriut të keq”, Macron tregon përse mbajti qëndrim negativ ndaj hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Qëllimi i vetos sime është…(Fjala e plotë në Samitin e NATO-s)

0
240

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, zbuloi në Samitin e NATO-s i cili u mbajt në Londër, se përse bllokoi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, teksa këto dy vende i kanë përmbushur reformat.

‘Në sytë e shumë njerëzve, unë jam presidenti francez që kam marrë rolin e njëriut të keq. Gjithsesi unë mendoj se nuk ishin kushtet, nga këndvështrimi europian, për hapjen e negociatave, se procedurat e pranimit janë shumë burokratike, vetëm strategjike dhe fare pak të mirëmenduara në aspektin e reformave’.

Presidenti francez tha gjithashtu se i njeh përpjekjet që ka bërë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, por së pari duhet të reformohen procedurat e negociatave, të cilat, sipas Macron, duhet të jenë ‘të diferencueshme dhe të pakthyeshme, më shumë se politike dhe strategjike”.

“Qëllimi i vetos sime është reformimi, pastaj anëtarësimi i plotë i Ballkanit Perëndimorë në Europë”

“Unë e di, – tha Macron, që kjo është një sfidë edhe gjeopolitike, e cila ka të bëj me shmangien e atyre vendeve që do të tentojnë të mbushin boshllëkun e supozuar se do të krijohet, gjë që do të destabilizojë jo vetëm situatën e brendshme në këto dy vende por do të destabilizojë edhe kontinentin europian. Por duhet të jemi të qartë, – tha Presidenti francez, se procesi i pranimit duhet të kalojë në disa faza partneriteti strategjik”.

Macron tha se shume vende mendojnë që të bëhet fillimisht hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe pastaj, pas një apo disa dhjetra vjeçarësh të bëhet procesi i anëtarësimit. Macron tha se kjo metodologji është e gabuar dhe se në këtë mënyrë BE dëshpëron një brez të tërë njerëzish.

“Nëse duhet ti ankorojmë këto vende në BE, së pari ne duhet të investojmë te këto vende, në planin ekonomik, arsimor dhe kulturor’. ‘Unë, tha Macron – jam duke u përpjekur ta bëj”.

Presidenti francez the se vetëm në këtë mënyrë garantohet një proces anëtarësimi i pakthyeshëm dhe se vetëm paskësaj BE duhet të zgjerohet.

Macron tha se partneriteti me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet të jetë i fortë, intensiv dhe strategjik dhe se investimet në këto dy vende duhet të jenë të prekshme nga njerëzit. Ai tha se ‘Përpara se të hapen negociatat me vendet e Ballkanit Perëndimorë, BE duhet të reformojë veten. Unë – tha Macron, – shpresoj që këtë ta bëjmë përpara Samitit të Zagrebit dhe mbi këtë bazë të ecim përpara’.

Presidenti francez tha gjithashtu se ai është kundër çdo zgjerimi që nuk do të shoqërohej me një reformë të thellë brenda Unionit. Europa,- tha ai, – nuk është vetëm një treg i madh ekonomik. Europa është një projekt i shkëlqyer dhe se nuk mund të zgjerohet në kurriz të këtij koncepti politik të shkëlqyer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here