Komisioni Evropian do i japë Shqipërisë një ndihmë prej 15 milionë eurosh pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona në Tiranë, Durrës dhe në Thumanë.
“BE është në solidaritet të plotë me Shqipërinë. Kemi vendosur për zhvillimin e një konference të përbashkët donatorësh”, u shpreh presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen.
Ndërkohë mediat gjermane shkruajnë se sipas një llogaritjeje, Shqipërisë i duhen 1 miliardë euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.