Kuvendi nuk ka humbur kohë sa i takon çështjes së kryeprokurorit të ri. Këshilli i Lartë i Prokurorisë javën e parë bëri përzgjedhjen e tre emrave dhe listën ia dërgoi Kuvendit. Por nesër Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare dhe do të zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm. KLP duke u bazuar në 4 komponentë, atë të aftësisë profesionale, integritetit moral, aftësitë organizative dhe elementë të tjera shtesë, bëri renditjen e kandidatëve në bazë të pikëve. I pari që kryeson listën e KLP është prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela me 459 pikë, më pas vjen Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku me 406 pikë dhe prokurorja e Prokurorisë së Apelit Tiranë, Fatjona Memçaj me 362 pikë. Por më favorit nga tre emrat që KLP i ka dërguar Kuvendit është Olsian Çela. Por se kush do të jetë emri që do të marrënjë mandat 7-vjeçar do ta vendosë ditën e nesërme Kuvendi. Mazhoranca ende nuk ka marrë një vendim se për kë do votojë, por sipas burimeve mësohet se socialistët do të mblidhen të enjte në mëngjes dhe do të zhvillojnë një mbledhje grupi për të vendosur se për kë nga emrat e mësipërm do të votojnë. Zgjedhja e emrit të ri kërkon 84 vota dhe nëse Kuvendi nuk arrin të miratojë një kandidat me votat e nevojshme, atëherë automatikisht Prokuror i Përgjithshëm zgjidhet kandidati i renditur i pari në listë nga KLP.
Përzgjedhja e kandidatëve
Por në përzgjedhjen e tre kandidatëve për postin e kryeprokurorit të ri, KLP ka kaluar në disa faza. Gazeta ka siguruar raportin e KLP që i është dërguar Kuvendit. Aty theksohet se anëtarët e Këshillit iu referuan dosjes së dorëzuar prej tre kandidatëve, të cilat kishin në përmbajtjen e tyre dokumentacionin dhe informacionin e dërguar nga institucionet e ndryshme sipas kërkesës së KLP si dhe dokumentacionin shtesëtëparaqitur nga kandidatët nëpërputhje me rregulloren. Kriteret mbi të cilat kandidatët u vlerësuar ishin 4. Më konkretisht ata u vlerësuan për integritetin profesional, integritetin moral, aftësitë organizative dhe drejtuese, si dhe elementë të tjerë shtesë vlerësimi, siç janë gradat shkencore. Për kriterin e aftësisë profesionale, Olsian Çela mori 191 pikë nga 220 totali, Arta Marku 181 pikë, ndërsa Fatjona Memçaj 167 pikë. Ndërsa për kriterin integritetit moral kandidatët kanë pasur në total 44 pikë, ku Olsian Çela dhe Arta Marku kanë marrë nga 38 pikë, ndërsa Fatjona Mmemçaj 29 pikë. Për kriterin e aftësisë organizative, totali i pikëve ishte 220, nga ku Çela u rendit i pari me 190 pikë, Marku e dyta me 161 pikë dhe Memçaj e treta me 134 pikë. Ndërsa për elementët e tjerë shtesë, në të cilin bëjnë pjesë mbajtja e titujve akademikë, njohja e gjuhëve të huaja apo studimet dhe trajnimet e kryera jashtë shtetit, në total ishin 66 pikë. Për këtë kriter, Olsian Çela u rendit i pari me 40 pikë, e dyta u rendit Fatjona Memçaj me 32 pikë dhe e treta Arta Marku me 26 pikë. Totali i pikëve përfundimtare ishte 550. Me 459 pikë u rendit i pari Olsian Çela, e dyta me 406 pikë Arta Marku dhe e treta me 362 Fatjona Memçaj. “Bazuar në rezultatet e vlerësimit të përmbushjes së kritereve të përcaktuara në Ligj dhe në Rregulloren e cituar më lartë, kandidatët renditen si më poshtë: Olsian Çela (459 pikë); Arta Marku (406 pikë); Fatjona Memçaj (362 pikë). Relacioni shpjegues, i cili argumenton renditjen bazuar në rezultatet e vlerësimit të kritereve sipas nenit 23 te Ligjit nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë ne Republikën e Shqipërisë” si dhe të Rregullores “Për kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes se kandidateve për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë” nga anëtarët e Këshillit, është pjesë përbërëse e këtij vendimi”, thuhet në projektvendimin që KLP i ka dërguar Kuvendit.
Elisjeda Kiko