Mes viktimave që u gjetën në rrënojat e hotelit ‘Mira Mare’ në Durrës ishte e balerina Evi Kardashi.
Ajo mbeti brenda hotelit dhe u gjet pas disa orëve kërkime e vdekur nën rrënoja. Evi, ishte nga Tirana dhe banonte në zonën e “Astirit” në kryeqytet, ndërsa siç thanë dëshmitarët, asaj i ishte shembur banesa nga projekti i “Unazës së Re”.
“Pronari i restorantit ‘Mira Mare’ është hedhur nga penxherja, u ka thënë punëtorëve dilni se po këputet pallati dhe thonë se kanë zënë banakierin mbi 40-vjeç, më duket se është nga Korça edhe dy balerina, njëra u nxor e vdekur. Vajza që u nxor e vdekur thonë se ishte kameriere, banonte te Astiri në Tiranë i prishën shtëpinë. Një banakier nga Fieri shpëtoi. Ky djali që shpëtoi ka qenë te dhoma 101. Hoteli rrinte hapur 24 orë” ,tha një dëshmitar.