Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira ka vendosur të surprizojë publikun shqiptar.Burime për “Neës31” kanë njoftuar se Eleni është e ftuara speciale në një prej datave 19 ose 20 Dhjetor në festivalin e këngës në RTSH. Festivali do të rikthejë në skenë emra të njohur të muzikës dhe të gjithë do të konkurrojnë për çmimin e parë që do t’i çojë në Eurovizion.
Vitin që shkoi Eleni përfaqësoi Qipron në Eurovizion. Ajo arriti të renditet në vendin e dytë. Pritet që këngëtarja ta ndezë skenën edhe në festivalin e RTSH-së.