Ditën e djeshme, Agjencia e Trajtimit të Pronave, bëri të ditur nëpërmjet një njoftimi publik emrat që përfitojnë nga kompensimi monetar dhe kompensimi fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së, për pronën e njohur me vendimet e ish-Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Nënjoftim sqarohet se shqyrtimi dhe vlerësimi i këtyre aplikimeve është bërë sipas të gjitha kritereve të përcaktuar në ligjin për “Trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. Sipas njoftimit, vlera qëshkon për përfituesit ështëmbi 17 milionëlekë, ndërsa sipërfaqja qëdo tëjepet për shpronësim fizik ështërreth 40 hektarëtokë. “Njoftojmë se vlera e fondit financiar të shpërndarë është 17 478 037,46 lekë. Sipërfaqja e kompensuar fizikisht nga fondi i tokës është 405 169 m2, (40.5 ha) të kompensuara fizikisht në ish-pronën e subjektit të shpronësuar”, thuhet në njoftim. Sipas ATP nga të gjitha shqyrtimet e bëra për secilin nga aplikimet e dërguara pranë zyrave të ATP, 14 prej tyre kanë rezultuar në përputhje të plotë me ligjin dhe janë aprovuar si fitues, ndërsa për vetëm 4 aplikantë ndërpritet procedimi në bazë të ligjit për këtë çështje. “Nga aplikimet e shqyrtuara deri më tani, rezulton se:14 aplikime, vendimet e të cilëve përfitojnë kompensim financiar dhe fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së, sipas kritereve të përcaktuara në VKM nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar). Ndërsa për 4 aplikime të tjera të paraqitura, është vendosur përfundimi i procedimit administrativ, pasi nuk rezultonin në përputhje të plotë me kriteret e ligjit”, theksohet në njoftim.
Procedurat për aplikantët e rinj
Më tej në njoftim, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka bërë një sqarim në lidhje me procedurat që duhet të ndiqen nga aplikantët e rinj për të përfituar kompensim të pronave. Sipas njoftimit të publikuar, çdo person që pretendon të përfitojë nga ligji i kompensimit të pronave duhet të plotësojnë formularin për aplikim dhe bashkëshoqëruar me të gjithë dokumentet e nevojshme. “ATP fton të gjithë subjektet e vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht, që të paraqiten pranë zyrave të saj, për të aplikuar duke plotësuar dhe depozituar dokumentacionin përkatës, sipas kritereve të përcaktuara në VKM”, thuhet në njoftim. ATP sqaron se këta aplikantë do të marrin kompensimin e merituar në vlerë apo në kompensim fizik vetëm pasi të ketë përfunduar shqyrtimi i plotë nga institucioni përkatës. “Gjithashtu njoftojmë se, të gjithë subjektet, të cilët kanë aplikuar apo do të aplikojnë për ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht, do të trajtohen me kompensim vetëm pasi të ketë përfunduar shqyrtimi administrativ i kërkesës dhe gjithë dokumentacionit të depozituar nga ana e tyre”, thuhet ndër të tjera në njoftim.Së fundmi ATP sqaron aplikantët përfitues se, procesi i aplikimit dhe ekzekutimit të vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht për vitet 1993-2013 është një proces i vazhdueshëm dhe i hapur për të gjithë subjektet.
Esmeralda Hida