Si në filma/ Grabitet banesa e të burgosurit në Fushë-Milot, hajdutët të maskuar si policë vjedhin 300 mijë euro (Çfarë i thanë bashkëshortes së tij?)

0
332

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen që lamë pas, teksa 3 persona janë futur brenda shtëpisë së Taf Shabanit në Fushë-Milot.

Në banesë ndodhej e zonja e shtëpisë dhe pasi janë paraqitur si punonjës policie ata kanë hyrë në katin e dytë të banesës duke zbërthyer kasafortën ku dhe ndodheshin paratë.

Pasi kanë marrë paratë dhe disa sende me vlerë ata janë larguar. Sipas zonjës së shtëpisë, ishin tre persona dhe ajo nuk i njihte.

Ndërkohë sipas të zotit të shtëpisë Taf Shabanit vlera e lekëve të vjedhura është 300 euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here