Publikohet lista/ Franca vjen me yjet në sulm kundër Shqipërisë

0
462

Federata Franceze e Futbollit zbardh listën e futbollistëve për dy eliminatoret e mbetura “Euro 2020”, me Moldavinë në Paris, më 14 nëntor, dhe me Shqipërinë në “Arena Kombëtare”, më 17 nëntor.

Bie në sy rikthimi te kampionët e Botës ylli i PSG, Kylian Mbappe, por ka mbetur jashtë liste Paul Pogba, për shkak të problemeve fizike.

Pavarësisht mungesës së Pogba, në mesfushë Franca vjen me yje të tjerë si Kante, Matuidi, Ndombele, Sisoko dhe Toliso.

Sulmi përbehet gjithashtu nga emra të njohur, si Ben Jeder, Koman, Fekir, Zhirud, Grizman, Lemar dhe Mbap

Mbrojtja udhëhiqet nga Varane, ndërsa për arsye dëmtimi mungon edhe portieri Hugo Lloris.

Deschamp kërkon pikët maksimale, duke ftuar plot 6 sulmues për këto dy ndeshje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here