Plagosja e trefishtë në Durrës, shoqërohet në polici personazhi i njohur i showbizit shqiptar

0
353

Prova të reja janë gjetur në dosjen e atentatit ndaj prokurorit Ndoja në datë 1 nëntor në Shkozet të Durrësit.

Referuar hetimeve, mësohet se një tjetër person është përfshirë në ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin bregdetar.

Celularët e tre të plagosurve janë sekuestruar nga prokurorët, të cilët po zbërthejnë tabulatet telefonike, që do të zbulojnë më shumë detaje mbi ngjarjen.

Burime për Vizion Plus kanë bërë të ditur se në pyetje është marrë edhe një vajzë, personazh i njohur i showbizz-it shqiptar, e cila rezulton se ka pasur komunikime të shpeshta me 34-vjeçarin, Redjan Rraja. Ky i fundit është i vetmi person i vënë në pranga deri më tani, pasi dyshohet se ka qenë një prej autorëve të atentatit.

Emri i vajzës nuk bëhet me dije, por mësohet se ajo është një modele që ka qenë mjaft aktive në televizionet shqiptare gjatë 2 viteve të fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here