KPA ka vendosur ditën e sotme shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Artur Malaj, kandidat për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetues. Sipas KPA gjyqtari Malaj nuk ka justifikuar pasurinë e tij.
Në argumentet e dhëna, trupa e Kolegjit me kryesuese gjyqtaren Rezarta Schuetz, Sokol Çomo relator dhe anëtarë Ina Rama, Ardian Hajdari dhe Luan Daci, Malaj kishte dhënë dëshmi kontradiktore për pasurinë e tij, çka çoi në shkarkimin nga detyra të gjyqtrarit të Apelit. Malaj u konfirmua disa muaj më parë nga shkalla e parë e vettingut, ndërsa Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e tij.