Google search engine
Home Politike Drejtesi Çështja “Babale”, Alizoti pretendon se është i përfshirë dhe Basha, Salianji tregon...

Çështja “Babale”, Alizoti pretendon se është i përfshirë dhe Basha, Salianji tregon si u manipulua zëri i Agron Xhafës

0
343

Ditën e djeshme në gjykatën penale të kryeqytetit u zhvillua seanca gjyqësore e çështjes e njohur si “Babale”. Gjatë seancës së djeshme i arrestuari i vetëm Alfred Alizoti, deklaroi përpara togave të zeza të se dy stilolapsat me kamera të fshehura, me të cilat është kryer regjistrimi nuk i janë dorëzuar qëllimisht prokurorisë. Sipas tij, nëse do të dorëzoheshin do të dilte fare qartë se personi që ka imituar zërin e Agron Xhafajt, ishte i tij, por kjo sipas Alizotit nuk i intereson PD. Ai akuzoi sërish ish-deputetin Ervin Salianji se ka detyruar Albert Veliun të dilte për të dhënë intervistë nga PD duke akuzuar vëllain e ish-ministrit. Gjithashtu në seancën e djeshme Alizoti deklaroi para gjykatës, se Ervin Salianji, ish deputet i PD-së, i ka thënë se në Bruksel familjen ja ka rregulluar Lulzim Basha. “Atje e kanë pritur njerëzit e Lulzim Bashës në një shtëpi private”, u shpreh Alizoti, i cili është i pandehur për kallëzim e rreme me audio-përgjimin “Babale”. Ndërkohë, avokati i Agron Xhafës, Ardian Visha, tha se është vërtetuar me ekspertizë italiane që zëri në audio-përgjim ku flitet për trafik droge, nuk është i vëllait të ish-ministrit të Brendshëm. Ndërkohë që kërkoi të mos hiqet dorë nga ekspertimi i zërit të Alizotit. Seanca e djeshme e procesit të njohur si “Babalja” u shty për shkak se informacioni i kërkuar nga gjykata, nëse Albert Veliu ndodhet në burg në Belgjikë apo i lirë, nuk mbërriti në adresën e duhur. Veliu pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë pas kërkesës së prokurorëve shqiptarë. Pas përfundimit të seancës ish deputeti Erivin Salianji megjithëse nuk ishte i pranishëm, ka akuzuar të pandehurin Alizoti si person me precedent të mëparshëm dhe të pabesueshëm për drejtësinë, pasi është dënuar të paktën 4 herë. Ish-deputeti përpara gjykatës bëri publike prova të reja, që sipas tij rëndojnë ndaj procesit gjyqësor “Babalja”, ku u akuzua vëllai i ish-ministrit Xhafaj, Agron Xhafaj për trafik droge. Salianji tha se mostrat e zërit të Xhafajt u manipuluan, ndërsa PD-ja ka zbuluar të tjera fakte komprometuese kundër Fredi Alizotit. Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka bërë dje publike provat e reja, që sipas tij rëndojnë ndaj procesit gjyqësor ‘Babalja’. ë një prononcim për mediat Salianji deklaroi se mostrat e zërit të Xhafajt janë manipuluar. ““Në mënyrë të vazhdueshme kemi denoncuar për falsifikime të herë pas hershme dhe të pafundme të dosjes Xhafaj, sot jemi në një situatë të re, me prova të reja të dala edhe gjatë gjykimit për këtë çështje, në një superskandal, falsifikimit të procesit jo për të çuar para përgjegjësisë denoncuesit e aferave mafioze në Shqipëri, por për të shmangur nga hetimi për trafik droge të mafias qeveritare dhe Agron alias Geron Xhafaj”, tha Salianji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here