Frok Çupi bën paralajmërimin ‘bombë’ për presidentin: Ilir Meta shkarkohet dhe arrestohet

0
421

“Presidenti i Republikës Ilir Meta do të shkarkohet dhe ndiqet penalisht”. Kështu ka deklaruar e fortë gjatë emisionit ‘Top Talk’ analisti dhe publicisti Frok Çupi.Ai e sheh presidentin si problem e jo si zgjidhje. Çupi thotë se te Ilir Meta bashkohet tragjikja me komiken. Sipas tij tragjike janë aktet e shkeljes së Kushtetutës dhe komike simbolika heroike e deklaratave sfiduese të Presidentit, që fshehin panikun jo qetësinë. Çupi shtoi se presidenti e ka të ndaluar të gjykojë politikisht dhe të marrë vendime të njëanshme. Gjykimet e tij politike vlejnë vetëm për aspektin personal, por jo institucional, ndaj aktet e Metës thotë analisti janë një shkelje e kushtetutës dhe shprehje e hapur e njëanshmërisë së Presidentit në favor të njërës palë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here