Një ngjarje e rëndë tronditi mesditën e sotme qytetin e Kavajës. Një person ka qëlluar me armë mbi një burrë.
Mësohet se autori Fitim Baboçi, ka qëlluar me armë tip kallashnikov në drejtim të Rexhep Tare.
Ngjarja ka ndodhur pranë Bashkisë së Vjetër të Kavajës. Ndërkohe, i plagosuri është transportuar me automjet privat drejt spitalit të qytetit.
Ndërkaq, mësohet se pas ngjarjes autori është ndaluar nga banorët të cilët ndodheshin në vendngjarje, ndërsa më pas është arrestuar nga policia.
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën.