Konferenca e nesërme për reformën zgjedhore organizohet nga OSBE dhe Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili kryesohet nga Damian Gjiknuri i PS-së dhe Rudina Hajdari e grupit parlamentar demokrat. Konferenca e 25 shtatorit mban temën “Të mohuar nga sistemi: ngritja e një sistemi gjithëpërfshirës për mbrojtjen e demokracisë”.
Anëtarët e Komisionit, ekspertë të njohur vendas e të huaj të zgjedhjeve, përfaqësues të partive politike dhe të shoqërisë civile do të mblidhen në këtë konferencë për të diskutuar përparësitë dhe dobësitë e sistemeve zgjedhore kryesore, në kontekstin shqiptar.
Në hapje të konferencës, do të flasin Kryetari i Prezencës, ambasadori Bernd Borchardt, si dhe dy bashkëkryetarët e Komisionit, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri.
Konferenca fillon në orën 9:30.