Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka publikuar listën e kandidatëve për plotësimin e vendit vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Kështu, përmes një njoftimi zyrtar, KED bën me dije se ka administruar dokumentacionin e kandidatëve që kanë shprehur interes për këtë pozicion, duke bërë publike edhe emrat, sikundër janë Klodian Rado; Joana Asimi (Sorraj); Lindita Troja; Sokol Stojani. Sipas KED, kandidatët do t’i nënshtrohen procedurave të verifikimit për plotësimin e kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit sipas procedurave të parashikuara në Kushtetutë dhe në ligj. “Në përfundim të afatit të shpalljes së procedurës së thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendit vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi ka administruar dokumentacionin e kandidatëve që kanë shprehur interes për këtë pozicion, bën publike listën e kandidatëve si më poshtë: Klodian Rado; Joana Asimi (Sorraj); Lindita Troja; Sokol Stojani. Kandidatët e sipërcituar do ti nënshtrohen procedurave të verifikimit për plotësimin e kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit sipas procedurave të parashikuara në Kushtetutë dhe në ligj”, thuhet në njoftim. Ndërkohë, sipas një njoftimi zyrtar, në përfundim të procedurave të verifikimit të këtyre kandidaturave të reja, kandidatët për të cilët Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të vendosë lejimin e kandidimit, do t’i nënshtrohen procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së bashku me katër kandidatët ekzistues. “Në përfundim të procedurave të verifikimit të këtyre kandidaturave të reja, kandidatët për të cilët Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të vendosë lejimin e kandidimit, do ti nënshtrohen procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së bashku me katër kandidatët ekzistues tashmë të lejuar për kandidim: Artur Malaj; Artur Metani; Eris Hysi; Marsida Xhaferllari”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.